Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ 8 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:15 - 27/11/22 |
Opi Nion

Tetë raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, nga 278 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë këtij harku kohor, nuk janë regjistruar viktima nga COVID-19.

Rastet e reja janë shënuar 4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Elbasan.

Janë 164 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,458 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 278

Testime totale 2,008,580
Raste pozitive 332,216
Raste të shëruara 328,458
Raste Aktive 164
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138
Gjirokastër 10
Fier 5
Berat 4
Vlorë 2

Shkodër 1
Elbasan 1
Kukës. 1
Dibër. 1
Lezhë. 1

Pas