Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, 6 viktima dhe 275 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:26 - 29/10/20 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa janë konfirmuar 275  raste të reja, nga 1422 testime të kryera.

Viktimat e që kanë humbur jetë në 24 orët e fundit janë; një  61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

Bëhet me dije se janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të pandemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 275
Të shëruar ne 24 orë 114
Të shtruar në spitale 291
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1422

Testime totale 122,426
Raste pozitive 20,315
Raste të shëruara 11,007
Raste Aktive 8,809
Humbje jete 499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4468
Durrës 837
Fier 650
Korçë 544
Shkodër 522
Lezhë 396
Elbasan 378
Vlorë 352
Berat 256
Kukës 184
Gjirokastër 131
Dibër 91

Pas