Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri/ 564 të infektuar dhe një humbje jete



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:31 - 13/08/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një qytetar ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19, ndërkohë që në 24 orët e fundit janë shënuar 564 raste të reja nga 1596 testime të kryera.

Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki: 160 në Tiranë, 34 në Lushnje, 31 në Durrës, 29 në Kavajë, 27 në Vlorë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Lezhë, 20 në Shkodër, 16 në Sarandë, 13 në Fier, nga 12 qytetarë në Korçë, Devoll, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, Elbasan, 9 në Patos, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Mallakastër, Përmet, nga 5 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Himarë, Pogradec, Berat, nga 4 qytetarë në Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Delvinë, Maliq, Gramsh, nga 3 qytetarë në Dibër, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Has, Tropojë, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Klos, Skrapar.

Janë 3,204 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 22 pacientë. Po në 24 orët e fundit janë shëruar 232 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,571 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 564
Të shëruar në 24 orë 232
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1596

Testime totale 1,941,032
Raste pozitive 321,345
Raste të shëruara 314,571
Raste Aktive 3,204
Humbje jete 3,570

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,053
Fier 545
Durrës 346
Vlorë 304
Gjirokastër 231
Berat 138
Elbasan 129
Korçë 129
Shkodër 121
Lezhë 120
Dibër 54
Kukës 34/Opinion.al

Pas