Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ 422 raste të reja dhe 10 humbje jete


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:16 - 21/12/20 |
Doriana Çepunaj

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 10 persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 422 raste të reja nga 1908 teste të kryera.

Njoftimi i plotë

OVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1908 testime, 631 të shëruar, 422 raste të reja dhe 10 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të festave të fundvitit ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskë mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik dhe higjenën personale.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka një apel për bizneset të respektojnë rregullat e vendosura në bare, restorante, dyqane dhe kudo ku ofrojnë shërbim për qytetarët. Stafet të jenë të pajisura me maska dhe dezinfektues dhe të respektohet distancimi fizik, për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve që marrin shërbim.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 1908 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 422 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, nga 4 raste në Mallakastër, Librazhd, Dibër, Gramsh, Poliçan, nga 3 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Berat, Këlcyrë, nga 1 rast në Maliq, Peqin, Prrenjas, Divjakë, Përmet, Tropojë, Mirditë, Devoll.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 631 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,752 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (21 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 422
Të shëruar në 24 orë 631
Të shtruar në spitale 379
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 1908

Testime totale 240,623
Raste pozitive 53,425
Raste të shëruara 28,752
Raste Aktive 23,575
Humbje jete 1098

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12865
Fier 1700
Durrës 1310
Shkodër 1317
Vlorë 1082
Korçë 1056
Elbasan 939
Berat 918
Lezhë 911
Gjirokastër 552
Kukës 488
Dibër 437

Pas