Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 31 persona rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 509 testime që janë kryer.
Rastet e reja janë regjistruar: 14 në Tiranë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Vorë, Fier, Lushnje, Vlorë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Kamëz, Patos, Himarë, Delvinë.
Janë 216 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,091 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 4 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 26
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 509
Testime totale 1,999,164
Raste pozitive 331,900
Raste të shëruara 328,091
Raste Aktive 216
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 150
Vlorë 17
Gjirokastër 14
Fier 13
Durrës 8
Berat 5
Shkodër 4
Elbasan 3
Korçë 2