Është ulur numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19, teksa janë regjistruar 300 raste të reja nga 2,419 testime të kryera.
Viktimat janë shënuar një qytetare nga Tirana 71 vjeç, një qyetar nga Durrësi 85 vjeç. Rastet e reja janë konstatuar 117 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Lushnje, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Toropjë, Shijak, Rroskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Prrenjas.
Janë 6,170 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 934 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore          300
Të shëruar në 24 orë       934
Të shtruar në spitale       91
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 2,419
Testime totale                1,722,215
Raste pozitive                 269,601
Raste të shëruara           259,999
Raste Aktive                    6,170
Humbje jete                     3,432
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             2,158
Fier                  859
Vlorë               569
Elbasan           528
Berat                444
Shkodër           328
Lezhë               330
Gjirokastër     229
Durrës              220
Korçë               182
Kukës               172
Dibër                45
	    	
		    













