Kryesore

COVID-19 në Shqipëri, 2 viktima dhe 24 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:21 - 19/05/21 |
Opi Nion

Shqipëria vijon të shënojë shifra të ulëta të rasteve të reja por dhe viktimave me COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar në 24 orët e fundit 2 viktima dhe 24 raste të reja të COVID-19 në Shqipëri. Rastet e reja kanë ardhur pas ekzaminimit të 3051 testimeve të dyshuara pozitivë me COVID-19.

Viktimat janë shënuar në Tiranë dhe Durrës të moshave 65-69 vjeç. Ndërkohë, rastete e reja janë regjistruar; 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (19 Maj 2021)

Raste të reja ditore 24
Të shëruar në 24 orë 835
Të shtruar në spitale 73
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,051

Testime totale 685,616
Raste pozitive 132,095
Raste të shëruara 127,240
Raste Aktive 2,417
Humbje jete 2,438

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1821
Korçë 136
Shkodër 108
Vlorë 58
Lezhë 55
Fier 53
Gjirokastër 52
Elbasan 47
Berat 41
Durrës 26
Kukës 16
Dibër 4

Pas