Një 84-vjeçare ka humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Gjatë këtij harku kohor është ulur ndjeshëm dhe numri i testimeve, pasi janë kryer vetëm 176 teste, të cilët kanë konfirmuar 17 qytetarë me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë shënuar 6 në Lushnjë, 3 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Durrës, nga 1 qytetarë në Has, Divjakë, Mallakastër, Selenicë.
Janë 1,357 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë. Janë shëruar 172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,964 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 172
Të shtruar në spitale 13
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 176
Testime totale 1,970,552
Raste pozitive 329,907
Raste të shëruara 324,964
Raste Aktive 1,357
Humbje jete 3,586
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 601
Shkodër 167
Durrës 131
Elbasan 121
Fier 76
Vlorë 63
Gjirokastër 57
Korçë 44
Berat 41
Lezhë 28
Dibër 25
Kukës 3