Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ 165 raste të reja, ja sa persona humbën jetën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:04 - 10/10/20 |
Opi Nion

Ministria  e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 165 raste të reja infektimesh nga Covid, ndërsa tre persona kanë humbur jetën.

“Janë kryer 960 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 165 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.  Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9406 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 21 raste në Fier, 11 raste në Pogradec, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër, Lezhë, 5 raste në Krujë, Berat, 4 raste në Vlorë, 3 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Tropojë, Malësi e Madhe, 1 rast në Mirëditë, Mallakastër, Ura Vajgurore, Roskovec.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19,  një 63 vjeçar nga Burreli, një 66 vjeçar nga Tirana, një 83 vjeçar nga Shkodra”, njoftoi ministria.

COVID-19 – Statistika (10 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         165

Të shëruar ne 24 orë                      102

Humbje jete në 24 orë                  3

Testime ditore                                  960

Testime totale                   97703

Raste pozitive                    15231

Raste të shëruara            9406

Raste Aktive                        5409

Humbje jete                          416

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2823

Durrës      563

Shkodër   401

Korçë    280

Lezhë        269

Elbasan       215

Fier                 244

Vlorë     194

Kukës        147

Berat      139

Dibër     75

Gjirokastër   59

Pas