14 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve në vendin nga 279 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë këtij harku kohor nuk janë regjistruar viktima nga COVID.
Rastet e reja janë shënuar 9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Vau Dejës, Vlorë, 1 në Gjirokastër.
Janë 160 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë.
Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,862 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 9 Mars 2023)
Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 279
Testime totale 2,043,060
Raste pozitive 333,622
Raste të shëruara 329,862
Raste Aktive 160
Humbje jete 3,600
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 142
Fier 7
Vlorë 6
Durrës. 3
Shkodër. 3
Elbasan. 1