Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, 12 viktima dhe 525 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:53 - 09/11/20 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën, 12 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 525 raste të reja nga 1967 testime të kryera.

Rastet sipas shperndarjes gjeografike: 222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese” deklaron ministria e Shëndetësisë.

Bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (9 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 525
Të shëruar ne 24 orë 111
Të shtruar në spitale 360
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 1967

Testime totale 141,081
Raste pozitive 24,731
Raste të shëruara 12,203
Raste Aktive 11,957
Humbje jete 571

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5851
Durrës 1019
Fier 926
Korçë 748
Shkodër 693
Elbasan 602
Lezhë 554
Vlorë 525
Berat 360
Kukës 288
Gjirokastër 266
Dibër 125

Pas