Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri/ 12 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 06/06/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 188 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë.

Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 8 në Tiranë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetar në Vlorë, Kolonjë.

MSH njofton se janë 292 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,626 që nga fillimi i pandemisë.

Statistika (6 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 188

Testime totale 1,832,062
Raste pozitive 276,415
Raste të shëruara 272,626
Raste Aktive 292
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 195
Fier 47
Vlorë 22
Durrës 9
Korçë 5
Gjirokastër 5
Lezhë 2
Elbasan 2
Shkodër 2
Dibër 1
Berat 1
Kukës 1

 

Pas