Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19 nga 464 testime të kryera. Gjatë këtij harku kohor nuk janë shënuar viktima nga COVID-19.
Rastet e reja janë konfirmuar, 4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Himarë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Vlorë, Sarandë.
Janë 142 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient.
Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,458 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 25 Janar 2023)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 26
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 464
Testime totale 2,028,873
Raste pozitive 333,196
Raste të shëruara 329,458
Raste Aktive 142
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 109
Fier 13
Vlorë 10
Lezhë. 3
Korçë. 2
Gjirokastër. 2
Berat. 1
Shkodër 1
Durrës. 1