Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ 106 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:50 - 10/09/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 106 qytetarë nga 672 testime të kryera. Ndërkohë, përgjatë këtij harku kohor nuk është shënuar asnjë humbje jete. Po ashtu bëhet me dije se janë shëruar 148 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,603 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë

Në 24 orët e fundit, janë kryer 672 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 106 qytetarë, në këto bashki:

38 në Tiranë, 6 në Durrës, nga 5 Shkodër, Lushnje, Divjakë, Gjirokastër, 3 Kurbin, Sarandë, Korçë, Dimal, nga 2 Malësi e Madhe, Krujë, Kavajë, Fier, Vlorë, Himarë, Libohovë, Përmet, Pogradec, Berat, Skrapar, 1 Has, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Selenicë, Kuçovë, Poliçan.

Janë 1,615 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 148 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,603 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 106
Të shëruar në 24 orë 148
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 672

Testime totale 1,969,892
Raste pozitive 329,802
Raste të shëruara 324,603
Raste Aktive 1,615
Humbje jete 3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 748
Shkodër 168
Elbasan 130
Durrës 130
Fier 115
Vlorë 94
Korçë 46

Gjirokastër 58
Berat 53
Dibër 38
Lezhë 33
Kukës 2

Pas