Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ 101 raste dhe 5 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:16 - 30/08/20 |
Al Do

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit tonë janë kryer 803 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 101  persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.

119 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5139, që nga fillimi i epidemisë. Për të katërtën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID19.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 5 persona.
Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana./Opinion.al

Pas