Te Fundit

COVID-19 në Portugali/ Rekord viktimash, alarmante situata në spitale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:15 - 19/01/21 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Portugali duke shkaktuar viktima dhe dëme të shumta ekonomike.

Mësohet se në 24 orët e fundit në këtë shtet kanë humbur jetë 167 persona nga COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave në total në 9,028 që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, tha se  të gjithë duhet të zbatojnë rregullat kundër COVID dhe të mos mendojnë se nuk do të infektohen.

Sipas rregullave të reja, të gjithë sugjerohen që të punojnë nga shtëpia dhe nëse nuk është e mundur një gjë e tillë do të kenë leje të posaçme për të punuar. Po ashtu nuk do të lejohen udhëtimet midis komunave gjatë fundjavës.

Aktualisht, Portugalia ka 664 pacientë me koronavirus në kujdes intensiv, ndërsa numri i pacienti që mund të përballojnë spitalet është 672.

Ndërkohë dhe rastet e reja janë rritur, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 6,702 pacientë të rinj duke e çuar numrin e përgjithshëm që nga nisja e pandemisë në 556,503./ Opinion.al

Pas