Pandemia COVID-19 vijion të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën. Meksika ka regjistruar shifra të larta të viktimave dhe të rasteve të reja të infektuar nga COVID-19.
Mësohet se në këtë shtet janë konfirmuar deri më tani 67,326 viktima nga koronavirusi. Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit janë regjistruar me koronavirus 6, 319 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 629, 409.
Ndërkohë, qeveria është shprehur se numri real i njerëzve të infektuar mund të jetë më i lartë se rastet e konfirmuara./ Opinion.al