Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se nga 2431 testime të kryera, janë konfirmuar 580 raste të reja me COVID-19, një rritje e djeshme krahasuar me 106 infeksione që ishin dje.
Po ashtu, bëhet me dije se kanë humbur jetën 9 persona si pasojë e COVID-19.
Lajm i mirë është se 572 pacientë e kanë mposhtur virusin. Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus shkon në afro 85 mijë. Prej tyre janë shëruar 64 mijë pacientë.
Maqedonia e Veriut aktualisht numëron mbi 18 mijë raste aktive ndërsa kanë humbur jetën 2559 persona./Opinion.al