Maqedonia e Veriut ka shënuar 15 raste të reja me COVID-19 nga 2, 550 teste të kryera në 24 orët e fundit. Autoritet shëndetësore në vendin fqinj bëjnë me dije se gjatë këtij harku kohor nuk janë shënuar viktima si pasojë e COVID.
Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se 6 pacientë me COVID e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar 155, 965 pacientë, 150, 243 prej të cilëve janë shëruar dhe 5, 488 kanë humbur jetën./Opinion.al