26 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Autoitetet shëndetësore bëjnë me dije se nga 2260 teste të kryera, janë konfirmuar 324 raste të reja.
Gjatë orëve të fundit janë shëruar 1.178 pacientë nga koronavirusi. Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë konfimruar të infektuar me Covid 153.461 raste, prej të cilëve 136.545 janë shëruar, ndërsa 5.042 kanë ndërruar jetë./ Opinion.al