24 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar numrin e viktimave në total që nga fillimi i pandemisë në 3 448.
Po ashtu, nga 5 057 testime të kryera për koronavirus, 1 299 kanë rezultuar pozitivë.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 413 persona, ndërsa numri i rasteve aktive me koronavirus në të gjithë Maqedoninë e Veriut është 15 475./ Opinion.al