Rajoni

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 31 viktima dhe 657 raste pozitive


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:09 - 17/12/20 |
Semiljana Azizi

Maqedonia e Veriut ka raportuar një numër të lartë rastesh pozitive por edhe viktima nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 31 persona nga koronavirusi.

Ndërkohë që kanë rezultuar pozitive 657 raste nga 2.347 testime që janë kryer.

Prej rasteve të reja 323 janë në Shkup, 23 Kumanovë, Shtip 8, Prilep 38, Tetovë 19, Strugë 15, Veles 22, Manastir 36, Ohër 28, Kavadar 25, Gostivar 17, Gjevgjeli 6, Strumicë 13, Kriva Pallankë 6, Radovish 10, Koçani 12, Probishtip 4, Makedonski Brod 4, Pehçevë 1, Berovë 7, Vallandovë 5, Vinicë 2, Dellçevë 7, Kratovë 1, Sveti Nikole 4, Kërçovë 5, resnjë 5 dhe Negotinë 11.

Sipas raportimeve nga ISHP janë  regjistruar 920 pacientë të shëruar dhe 31 persona kanë humbur jetën.

Që prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar gjithsej 76.251 pacientë, ku prej tyre 52.413 janë shëruar dhe 2.225 kanë humbur jetën./Opinion.al

Pas