Rajoni

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 30 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:22 - 26/11/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Maqedoninë e Veriut. Ministrja e Shëndetësisë në shtetin fqinj ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 30 persona.

Po ashtu, bëhet me dije se nga 2,846 testime të kryera, janë konfirmuar 1,160 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë sipas Institutit të Shëndetit Publik 1,097 persona janë shëruar.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 58,608 persona me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 1,630./ Opinion.al

Pas