Maqedonia e Veriut vijon të raportojë shifra të larta të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore në vendin fqinj kanë bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 862 raste të reja.
Sipas të dhënave, Shkupi vijon të mbajë kryesimin si vatra kryesore e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut me 390 raste vetëm së fundmi, teksa në 24 orët e fundit është ndjekur nga Prilepi me 55, Veles 54 dhe Tetova 48 raste./ Opinion.al