Situata e rënduar nga Covid-19 në Malin e Zi, ka detyruar autoritet shëndetësore të forcojnë masat kufizuese. Mësohet se në këtë shtet është vendosur ora policore nga ora 19:00 deri në orën 05:00.
Përveç kësaj, edhe orët e punës së njësive të hotelerisë dhe të shërbimeve janë reduktuar me dy orë. Masat e reja shtrënguese do të hynë në fuqi duke filluar nga e mërkura, 25 nëntor deri në 8 dhjetor.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë plotësisht të gjitha masat sepse është mënyra e vetme për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Duke marrë parasysh situatën shëndetësore, vlerësojmë se sistemi ynë shëndetësor, falë planifikimit të mirë është ende në gjendje ta përballojë”,- janë shprehur autoritetet shëndetësore në Malin e Zi./ Opinion.al