Kosova, ka regjistruar në 24 orët e fundit 437 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2.643 mostrave në institucionet publike dhe ato private.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se janë regjistruar 5 viktima si pasojë e COVID-19, po në 24 orët e fundit. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç).
Gjithashtu njoftohet se janë shëruar 255 persona, derisa raste aktive me koronavirus janë 7.145.
Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 67.906 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre 1.587 pacientë kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë./Opinion.al