Kryesore

COVID-19 në Kosovë, shënohen 398 raste të reja, humb jetën një 39-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:21 - 21/02/21 |
Doriana Çepunaj

Kosova, ka regjistruar në 24 orët e fundit 398 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2.996  mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore raportojnë se 1 person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.“ Rasti i vdekjes është nga komuna: Drenas (39 vjeç)” bën me dije Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Gjithashtu njoftohet se janë shëruar 228 persona, derisa raste aktive me koronavirus janë 6.639.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 66.380 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre 1.572 pacientë kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë./Opinion.al

Pas