Kosova ka shënuar në 24 orët e fundit 793 raste të infektimeve nga Covid-19 nga 4.838 testime të kryera.
Ndërkohë sipas autoriteteve 8 persona kanë ndërruar jetë duke e çuar numrin total të vdekjeve, në 1.752 qytetarë.
“ Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 63 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Kaçanik 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç). thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Numri total i rasteve pozitive është 82.185 persona nga të cilët 1.760 kanë humbur jetën.
Aktualisht Kosova numërohen 12.342 raste aktive./Opinion.al