Kryesore

COVID-19 në Kosovë, 7 viktima dhe 71 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:06 - 13/09/20 |
Opi Nion

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Kosovë. Mësohet se në 24 orët e fundit në këtë shtet kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa janë konfirmuar 71 raste të reja.

Këto shifra janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Numri i rasteve të reja me COVID-19, vjen pas kryerjes së 612 testeve.

Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus në Kosovë ka arritur në 596. Gjatë 24 orë janë shëruar edhe 163 pacientë, duke e çuar në 11,435 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë, gjashtë muaj më parë (13 mars) e deri më 13 shtator, janë regjistruar 14,637 raste me COVID-19. Raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 2,606./ Opinion.al

Pas