Kryesore

COVID-19 në Kosovë, 7 viktima dhe 234 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:12 - 30/12/20 |
Opi Nion

Në 24 orët e fundit Kosova ka raportuar shtatë viktima nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 234 raste të reja nga 1.181 testime të kryera.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor për situatën epidemiologjike thotë se viktimat janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (87, 58 vjeç), Deçan 1 (65 vjeç), Ferizaj 1 (63 vjeç), Malishevë 1 (74 vjeç), Obiliq 1 (76 vjeç) dhe Vushtrri 1 (73 vjeç).

Ndërkohë, COVID-19 e kanë mposhtur edhe 564 pacientë  në 24 orët e fundit, ndërsa raste aktive janë 8.825.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë paraqitur me 13 mars. Që nga ajo kohë autoritetet shëndetësore kanë regjistruar si të infektuar me koronavirus 51.144 persona, prej të cilëve 1.332 kanë vdekur, ndërsa 40.987 janë shëruar./ Opinion.al

Pas