Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmuar pozitivë 50 raste të reja.
Këto shifra janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Në raport bëhet e ditur se janë shëruar edhe 117 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 2.760.
Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në muajin mars, në Kosovë janë infektuar gjithsej 14.496 persona, prej tyre 11.150 janë shëruar, ndërsa 586 kanë vdekur./ Opinion.al