Rajoni

Covid-19 në Kosovë/442 raste të reja dhe 14 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:42 - 20/04/21 |
Opi Nion

Kosova ka shënuar 442 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, pas kryerjes së 3.090 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njofton se gjithashtu janë regjistruar 14 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 3 raste (91, 83, 69 vjeç), Mitrovicë 3 raste (76, 62, 61 vjeç), Leposaviq 2 raste (78, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (70, 69 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (88 vjeç), Obiliq 1 rast (67 vjeç), Viti 1 rast (68 vjeç).

Që prej fillimit të pandemisë numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 102.236 të infektuar dhe 11.756 raste aktive./Opinion.al

Pas