Kryesore

Covid-19 në Kosovë, 1 viktimë dhe 7 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 13/11/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se më 13 nëntor një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 7 raste të reja pas testimit të 1,725 tamponëve.

13 persona janë shëruar ndërkaq raste aktive janë 420. Sa i përket fushatës së vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 2.560 doza të vaksinës.

Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, autoritetet kanë administruar 1,594,499 doza të vaksinave. Prej këtij numri, 749,432 persona janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës./Opinion.al

Pas