Bota

COVID-19 në Itali/Ulet numri i viktimave, konfirmohen 25,853 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:00 - 25/11/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Itali. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë humbur jetën 722 persona nga koronavirusi.

Po ashtu, nga 230,007 testime të kryera janë konfirmuar me koronavirus 25,853 raste të reja. Në krahasim me një ditë më parë shihet një rritje e rasteve të infeksionit, pasi dje u raportuan 23,232 raste nga 189 mijë testime të kryera.

Ndërsa rastet e vdekjeve kanë shënuar rënie ditën e sotme në raport me dje, kur humbën jetën 853 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar se 32 persona janë të shtruar në kujdes intensiv, ndërsa shtrimet në spitale në pavijonet Covid ranë me 264. Fatmirësisht gjatë këtyre orëve 31,819 fituan betejën me virusin.

Në Itali, që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 52,306./ Opinion.al

Pas