Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar se në 24 orët e fundit humbë jetën 316 persona, ndërsa janë konfirmuar 13908 raste të reja me COVID-19 nga 305619 testime të kryera.
Sot është shënuar një ulje të shifrave të të prekurve, pasi dje ishin 15146 të infektuar nga 292533 tamponë që u bënë.
Po ashtu dhe numri i viktimave ka shënuar ulje në krahasim me dje, u regjistruan 391 humbje jete. Ndërkohë që në total nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 93045 persona.
Shkalla e pozitivitetit është 4.5%, kundrejt 5.1% që ishte të enjten. Gjithashtu sot është regjistruar një ulje e numrit të shtrimeve në spitale dhe atyre në kujdesin intensiv./ Opinion.al