Italia vijon të regjistrojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 182 viktima dhe 7,567 raste të reja me koronavirus nga 298,186 teste të kryera.
Që nga fillimi i pandemisë në Itali kanë humbur jetën 123,927qytetarë, ndërsa numri total i të infektuarve rezulton të jetë 4,1 milionë.
Sipas të dhënave të autoriteteve të shëndetit, në njësitë e kujdesit intensiv janë duke marrë kujdes shëndetësor 1,860 pacientë, teksa numri i të shëruarve është 13,782./ Opinion.al