Janë rritur ndjeshëm shifrat e viktimave dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Itali.
Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore në Itali bëjnë me dije se 140 qytetarë kjanë humbur jetën nga COVID-19.
Po gjatë këtij harku kohor, në Itali janë regjistruar 68.052 raste të reja. Ndërkohë që gjatë 24 orëve, sipas shifrave të autoriteteve shëndetësore, 13.379 njerëz u shëruan.
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në Itali kanë humbur jetën në total 137.786 qytetarë./Opinion.al