139 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali, teksa nga janë regjistruar 8,292 raste të reja me koronavirus nga 226,006 testime të kryera.
Sot vihet re një rënie e numrit të tëinfektuarve, krahasuar me një ditë më parë ku u konfirmuan 10,176 raste nga 338,436 teste. Edhe numri i të vdekurve është ulur krahasuar me një ditë më parë ku u konfirmuan 224 viktima. Ndërkohë, ky është numri më i ulët që prej 25 tetorit.
Që nga filli i i pandemisë në Itali janë shënuar 122,833 viktima, ndërsa shërimet totale janë 3,604,523./ Opinion.al