Italia ka regjistruar sot 1297 raste me Covid-19, shifër më e ulët se 1,698 që ishin dje.
Përmirësimi i bilancit vjen edhe si rrjedhojë e numrit më të ulët të testimeve të kryera 24 orët e fundit.
Numri i viktimave ka shënuar gjithashtu ulje, 7 kundrejt 16 të 24 orëve më parë.
Në spitalet italiane gjithsesi ka rritje të pacientëve në terapi intensive, që janë 133, ndërkohë që janë më shumë se 30 mijë personat ende pozitivë në gjithë territorin italian.
Lombardia mbetet rajoni me më shumë raste, sot 198, e ndjekur nga Veneto me 179.