5.321 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali.
Ndërkohë, gjatë këtij harku kohor 5 persona kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 128.068 persona.
Lajmi i mirë është se janë shëruar 1.250 persona. Autoritetet paralajmërojnë shtim të rasteve edhe në ditët në vazhdim.
Kjo për shkak se vendi është i mbipopulluar nga prezenca e turistëve të shumtë, por edhe variant Delta, që është duke qarkulluar me shpejtësi në vend.