Vijon të rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Itali. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 21267 raste të reja dhe kanë humbur jetën 460 pacientë.
Ndërkohë gjatë orëve të fundit bëhet me dije se betejën me koronavirusin e kanë fituar 20 132 qytetarë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Itali ka shkuar në 3,440,862 mes të cilëve kanë humbur jetën 106,339 persona./ Opinion.al