Itali vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Autoritetet njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 386 persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 13846 raste të reja.
Numri i të shtruarve në spitale është në rritje me 565 persona vetëm gjatë një dite. Sot është Emilja-Romanja rajoni italian më i goditur, me 2118 raste, e ndjekur nga Lombardia, Piemonte dhe Lacio, këto dy të fundit në rritje të dukshme rastesh.
Që nga fillimi i pandemisë në Itali kanë humbur jetën në total 105 persona nga koronavirusi./Opinion.al