Vijon të rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Itali. Autoritetet shëndetësore të vendit fqinj bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 16,202 raste të reja pozitive dhe 575 viktima si pasojë e koronavirusit.
Numri total i infektimeve ka arritur 2,083,689, ndërkohë që numri total i viktimave është 73, 604 që nga fillimi i pandemisë.
Kujtojmë se aktualisht Italia ndodhet në karantinë, pas vendimit të qeverisë italiane për të shtrënguar masat për festat e fundvitit me qëllim shmangien e një vale të tretë të pandemisë. Ndërkohë vaksinimi i qytetarëve ka filluar më datë 27 dhjetor./Opinion.al