Rajoni

COVID-19 në Greqi, humbin jetën 75 persona në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:13 - 07/04/21 |
Opi Nion

Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj, bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 75 viktima dhe 3445 raste të reja me COVID-19.

9 të infektuar janë zbuluar në pikat hyrëse të Greqisë, e cila po përgatitet për hapjen e sezonit turistik në 14 maj. 749 qytetarë në shtetin helen po trajtohen në intubim si pasojë e gjendjes së rënduar nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë shënuar 8607 viktima si pasojë e COVID-19, nga të cilat 95.6% kishin një sëmundje tjetër ose ishin të moshës 70 vjeç e lart./ Opinion.al

Pas