Rajoni

COVID-19 në Greqi, humbin jetën 63 qytetarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:10 - 27/10/21 |
Opi Nion

63 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Greqi.  Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë këtij harku kohor janë shënuar gjithashtu dhe 3 651 raste të reja.

Numri i pacientëve që vijojnë të jenë në kujdesin intensiv është 387, mosha mesatare e të cilëve është 66 vjeç.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Greqi ka shkuar në 728.210, mes të cilëve kanë humbur jetën 15 770 qytetarë.

Pas