Ditën e sotme Greqia regjistroi shifra të larta infektimesh me COVID-19. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 2152 raste të reja dhe 87 viktima.
Mosha mesatare që po trajtohet në intubim është 66-vjeç dhe janë duke u trajtuar 597 pacient. Mësohet se 6 raste janë zbuluar pas kontrolleve në hyrjet e vendit fqinj në pikat doganore.
170 (28.5%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 81,6% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç. Zona me rrezikshmëri më të lartë të virusit është Selaniku, i cili ka dhe numrin më të lartë të të infektuarve./ Opinion.al