Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Greqi. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se 24 orët e fundit 7 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 456 viktima.
Referuar të dhënave të publikuara nga autoritetet, në harkun kohor prej 24 orëve kanë rezultuar pozitiv 295 persona, ndërsa 91 pacientë ndodhen në intubim.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka arritur në 22 652 të prekur, 55.7% e të cilave janë burra./ Opinion.al