Bota

COVID-19 në Francë, 47.637 raste të reja në 24 orë e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:13 - 29/10/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Francë.  Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 47.637 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve arriti më shumë se 1.28 milion persona. Numri i viktimave në 24 orët e fundit u raportua në 235 raste ndërsa totali i viktimave shkoi në 36.020 persona.

Aktualisht, 21.183 persona janë duke u trajtuar me Covid-19, ndërkohë që numri i pacientëve në terapi intensive ka shkuar në 3.156 persona.

Nisur nga rastet e reja, qeveria franceze do të rikthejë izolimin ditën e premte. Masat do të vlerësohen çdo 15 ditë në mënyrë që të përcaktohet nëse shërbimet specifike mund të zbuten dhe hapen, në funksion të periudhës së Krishtlindjes./ Opinion.al

Pas