Bota

COVID-19 në Britani, mbi 22 mijë raste të reja dhe 592 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:49 - 25/01/21 |
Opi Nion

Në Britaninë e Madhe vijon të rritet numri i rasteve të reja dhe i viktimave nga koronavirusi.

Mësohet se në 24 orët e fundit në Britani kanë humbur jetën 592 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 22,195 raste të reja.

Pavarësisht shifrave të larta të viktimave, kryeministri Boris Johnson është shprehur se qeveria do të shikojë mundësinë e heqjes së disa kufizimeve në Angli nga mesi i shkurtit , teksa shtoi se po planifikohen masa më të ashpra mbi karantinën e udhëtarëve.

Sipas shifrave të fundit, rreth 6,6 milion njerëz në Britani kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës deri më tani. Britania e Madhe ka numrin e pestë zyrtar më të lartë të vdekjeve në botë nga pandemia COVId-19./ Opinion.al

Pas