Aktualitet

COVID-19/ Mjeku tregon simptomat e variantit “Delta”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:16 - 05/07/21 |
Opi Nion

Varianti “Delta” i COVID-19 është kthyer në një shqetësim serioz për autoritetet shëndetësore në Europë. Ndërkohë, varianti “Delta” është përhapur dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19, ka folur në “Tv Klan”, mjeku infeksionit Gent Stroni, i cili tregoi dhe simptomat që mund të sinjalizojnë se jemi të infektuar nga varianti Delta.

 “Kur është folur për Alfën dhe Betën ne e nisnim me humbje shije, nuhatje e me radhë. Aktualisht ne nuk i kemi këto tek Delta, por ne kemi një dhimbje koke, kemi raninozë ose hundë pra rufë. Kemi dhimbje fyti dhe më mbrapa mbivendoset dhe kolla. Këto në fakt janë shenja që janë pothuajse në të gjitha virozat, qofshin këto edhe virozat e stinës, megjithatë këtu duhet bërë dhe diferencimi. Nëse ne shikojmë që përhapja e kësaj viroze është e shpejtë në shumë persona në të njëjtën kohë, atëhere detyrimisht duhet të ndalojmë për të parë dhe për të bërë dedektimin, analizimin dhe më mbrapa edhe gjetjen e variantit”, është shprehur Gent Stroni.

Situata epidemiologjike aktualisht në vendin tonë është e stabilizuar, ku rastet e shtrimeve në spital nuk janë më të shifrave të larta, dhe numri i vdekjeve ka rënë, teksa  prej disa ditësh nuk janë raportuar viktime./ Opinion.al

Pas